Pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari, shkak moti i keq

Aktualitet

Pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari, shkak moti i keq

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Parashikimet meteorologjike tregojnë erë të fortë nga verilindja dhe det të trazuar me forcë deri në 8-9 ballë.

Kapiteneria njofton se janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari. Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht”, njofton Kapiteneria.

ME TE LEXUARAT