Përshkallëzohet situata, Finlanda i kundërpërgjigjet Rusisë/ Jemi gati, nëse duhet dhe ushtarakisht !

Aktualitet

Përshkallëzohet situata, Finlanda i kundërpërgjigjet

Qeveria finlandeze thotë se është e gatshme t’i përgjigjet, nëse është e nevojshme, çdo lloj presioni apo hakmarrjeje ruse për synimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Kremlini ka njoftuar se nga nesër, e shtunë, do t’i ndërpresë energjinë elektrike Helsinkit.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve, Ministria e Jashtme finlandeze beri një deklaratë për revistën amerikane Newsweek.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ne te ajo deklaroi se Finlanda “është një shtet sovran dhe merr vendime të pavarura për sigurinë dhe mbrojtjen e saj”.

“Finlanda është e vetëdijshme për sfidat e ndryshme të përfshira në procesin e anëtarësimit në NATO.

Ajo është e përgatitur për një sërë kërcënimesh hibride, kërcënime kibernetike dhe mjete ushtarake të presionit”, tha ministria e Jashtme finlandeze në një deklaratë.

ME TE LEXUARAT