Përsëritet “përleshja” mes të miturve, prindërit denoncojnë në polici: 4 bashkëmoshatare na kanë dhunuar vajzat
Dy prindër, G.P, 55 vjeç dhe E.P, 48 vjeçe kanë denoncuar në polici rastin e dhunës ndaj vajzave të tyre të mitura nga një grup bashkëmoshataresh.
- Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., dhe 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre. Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.