Përplasi për vdekje 45 vjeçarin në Kavajë, arrestohet shoferi i makinës

Aktualitet

Përplasi për vdekje 45 vjeçarin në Kavajë, arrestohet

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Kavajë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin.

Sipas bluve aksidenti ka ndodhur në orën 01:50, ndërsa viktima është një 45 vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT