Përplasi me makinë të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 30-vjeçari

Aktualitet

Përplasi me makinë të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,

Nje 30 vjecar i cili aksidentoi nje te mirur dhe eshte larguar nga vendngjarja eshte kapur dhe arrestuar nga policia.

Njoftimi:

Gjirokaster/ Aksidentoi me automjet një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Shërbimet e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Gur, Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip "Opel", aksidentoi një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe pas pak orësh kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Gjithashtu, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi K. J. (vëllai i drejtuesit të mjetit), si dhe u procedua nëna e tyre, shtetasja A. J., për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.
---
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materiale në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje".

ME TE LEXUARAT