U përplas nga një makinë, ndërron jetë në spital 16 vjeçari në Durrës

Aktualitet

U përplas nga një makinë, ndërron jetë në spital 

Ndërron jetën 16-vjeçari që u përplas dje në Sukth. Policia njofton se vikitma F.O ndërroi jetë në spital. Kujtojmë se një ditë më parë, një 54-vjeçar përplasi rëndë të miturin. Ngjarja e rëndë sipas të bluve ka ndodhur në orën 18:00 në Sukth.

“Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT