Aksident në Elbasan, kamioni përplas mjetin e parkuar në oborrin e një firme, plagoset 56-vjeçari

Aktualitet

Aksident në Elbasan, kamioni përplas mjetin e parkuar në oborrin

Elbasan/Informacion paraprak Në oborrin e firmës "Kurum", në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar. Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

 

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT