Përjashtohet nga Policia e Shtetit Kryekomisar Stiljan Pasho

Aktualitet

Përjashtohet nga Policia e Shtetit Kryekomisar Stiljan Pasho

Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Ky vendim u mor për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Pasho shoqëroi Lorenco Likën të kalonte kufirin drejt Greqisë, duke i garantuar një “rrugëtim” të qetë, pavarësisht ngarkesës me drogë në mjetin e tij “Passat”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas Lika ka rënë në pranga nga policia greke në Follorinë, bashkë me 26 kg kanabis. Arrestimi i Likës është bërë më 28 nëntor, që përkon edhe me intenerarin e dy ditëve më parë, ku arriti të kalonte kufirin në Kapshticë, pa u kontrolluar nga autoritetet përgjegjëse.

Ndërkohë “Ora News” ka publikuar pamjet se si automjeti tip “Passat” ka kaluar pikën kufitare të Kapshticës në Devoll, mes hundës së policisë drejt Greqisë.

E gjithë trajektorja e lëvizjes së makinës së ngarkuar me 26 kg drogë, është filmuar nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare Kapshticë. Kamerat e siguruara nga  Elton Qyno, kanë filmuar dhe lëvizjet e dyshimta të Stiljan Pashos, kryekomisarit të kufirit në Korçë, i cili shfaqet duke zbritur pikërisht në makinën ku ndodhej droga dhe mandej kryen veprime konkrete për sjelljen e lehtësirave të kalimit pa pengesa dhe mes policëve të automjetit tip “Passat” që shihet në pamjet filmike.

Në këto pamje filmike tregohet qartë se kryekomisari i kufirit Stiljan Pasho, ka udhëtuar nga Korça në Kapshticë në këtë makinë, duke qëndruar në vendin e parë. Në këtë moment Pasho zbret nga makina dhe drejtohet tek grupi i policëve të kontrollit.

Ndërsa në këtë moment nga dera e pasme e “Passatit” del një person me bluzë të verdhë duke hyrë sërisht në makinë, pikërisht në vendin e parë ku qëndronte shefi i kufirit, Stiljan Pasho.

Pasho drejtohet tek pika e kontrollit dhe urdhëron policët që të kontrollojnë një makinë tip “Benz-Mercedez”, pasi kishte informacion se në mjet mund të kishte sende të paligjshme.

Në fakt Benzi ishte makina pararojë e automjetit tip “Passat” dhe është përdorur si kamuflim për të shpëtuar nga kontrolli fizik, pikërisht automjetin tip “Passat”. Teksa policët kontrollonin mjetin tip “Benz”, në pamjet filmike duket qartë se si Stiljan Pasho, largohet për një çast nga grupi i kontrollit dhe shkon ngadalë tek “Passati”.

Ai flet diçka me drejtuesin e mjetit Lorenco Lika dhe ky i fundit nxjerr “Passatin” nga rradha e pritjes. Në këtë moment kryekomisari i kufirit ia bën me dorë për tu larguar mes policëve të kontrollit duke kaluar në anën e pikës doganore të Greqisë.

Por këto lëvizje ranë në sy të policëve grekë të cilët sapo “Passati” mbërriti në pikën doganore të tyre, ushtruan një kontroll të imtësishëm duke arritur të gjejnë plot 26 kg drogë.

 

ME TE LEXUARAT