Përfundon seanca për Laert Haxhiun, avokatja e 31-vjeçarit: Nuk pranon akuzën, kërkon të….
Përfundon seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës për Laert Haxhiun dhe Juxhin Barjami.
Gjykata e Janinës vendos te liroje pa asnjë mase sigurimi 35 vjeçarin Barjami te akuzuar për “ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit te policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi te rreme”.
Ndërkohë Laert Haxhiu do te transferohet drejt Burgut Koridhalos deri ne shqyrtim te kërkesës se autoriteteve shqiptare për ekstradimin ose jo te tij ne Shqipëri.
Sipas avokates se tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve ne Lushnje ne vitin 2017, nuk pranon ekstradimin ne Shqipëri dhe kërkon te qëndroje ne Greqi.
Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.