Përfundoi në koma pas dhunës në Tiranë, e reja nga Kenia lë Shqipërinë

Aktualitet

Përfundoi në koma pas dhunës në Tiranë, e reja nga

Shtetasja nga Kenia, Joy Aoko e cila u dhunua në Tiranë dhe prej 14 gushtit ndodhej në Spitalin e Traumës, ka lënë Shqipërinë për të vijuar mjekimin në spitalin Kenyatta.

Në një deklaratë për mediat, Departamenti i Shtetit për Çështjet e Diasporës, ka sqaruar se avioni që mbante zonjën Aoko, nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria herët të mërkurën dhe do të zbresë në aeroportin Ëilson rreth orës 18:30 në të njëjtën ditë.

“Ajo u shtrua në spital për trajtim dhe që atëherë është në gjendje kritike. Fatkeqësisht, ajo kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri. Ndërsa ne vazhduam të nxisnim qeverinë e Republikës së Shqipërisë të kryente hetime të shpejta dhe të plota për të çuar autorët në paraburgim, e gjetëm në interesin më të mirë të zonjës Aoko, ta kthenin në shtëpi për të përfunduar rrugëtimin e saj të shërimit mes të dashurve të saj. .”, thuhet në deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT