Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve në Fier

Aktualitet

Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve në Fier

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve Fier. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndije elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.

Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.


Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është shprehur se zjarri ka nisur në kabinën elektrike, ndërsa thekson se të moshuarit janë në gjendje të qëndrueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka qenë një zjarr aksidental në pjesën e pasme të godinës, ku është kabina elektrike. Aty duket vatra e parë e zjarrit dhe pastaj tymi ka bërë punën e vet, sidomos në pjesën e pasme ku është mensa dhe kuzhina. Për fat të mirë, të moshuarit kanë qenë nëpër dhoma. Ne i kemi çuar në spitalin rajonal të Fierit për t’u qetësuar. Besoj se nesër do të rikthehen pas edhe pastrimit të godinës. Nga ajo që pash unë, nuk kemi dëme në pjesën e godinës, vetëm në pjesën e pasme të saj. Deri nesër besoj se do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjendja e të moshuarve ishte e mirë, një pjesë kanë qëndruar këtu. Pjesa e atyre që ishin në gjendje më serioze u dërguan në spital për të qenë në mbikëqyrje të mjekëve”, tha Armando Subashi, kryetar i bashkisë së Fierit

ME TE LEXUARAT