Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër

Aktualitet

Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në rrugën e Gjere në qytetin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, ndërsa në pamje shihet se në ndihmë i kanë ardhur edhe banorët e zonës.

Nuk dihen se ende si cili është shkaku i këtij zjarri dhe nëse ka apo jo njerëz të lënduar.


Banesa është një katëshe e mbuluar me çati, ndërsa tymi ka pushtuar zonën.

ME TE LEXUARAT