Përfshihet nga flakët banesa në Durrës, brenda saj një e moshuar (Detajet)
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, teksa raportohet se brenda saj nddodhej një e moshuar.
Ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme pas rrezikut që kanosej nga bombula e gazit, duke e izoluar atë.
Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë nga banesa prej efektivëve, dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në kuzhinën e banesës.