"Përdorimi i urbanëve është zgjedhje personale", deklarata e zv.ministres së Ramës bën xhiron e rrjetit

Aktualitet

"Përdorimi i urbanëve është zgjedhje personale",

Pavaresisht pritshmerise dhe rasteve te rritura ndjeshem me infektime me COVID, komiteti Teknik diten e sotme nuk mori masa te reja anti-COVID.

Konferenca eshte bere shkak edhe per nje thenie te zv.ministres se Shendetesise Mira Rakacolli ne lidhje me perdorimin e urbaneve nga qytetaret.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha se vendimi për të mos marrë masa shtesë shtrënguese nuk lidhet me zgjedhjet e 25 prillit. “Infeksioni erdhi njëkohësisht në të gjithë botën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjithë nisemi nga shkenca epidemiologjike, masat që mund të jenë frenuese të pandemisë, por vendet kanë strategji të ndryshme.

Në bilancet që janë bërë deri tani, Shqipëria, me shifrat që ka pasur, tregon se masat kanë funksionuar. Dhe vendimi që ne marrim nuk lidhet aspak me zgjedhjet”.

"Përdorimi i urbanëve është zgjedhje personale",

Rakacolli tha se nuk do të ketë masa të pjesshme shtrënguese për autobusët dhe lokalet, ku shihet se njerëzit jo gjithmonë respektojnë distancën fizike, sidomos në transportin urban në Tiranë.

“Në fund të fundit është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. Kur e shikon që autobusi është plot nuk duhet të hipësh, zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT