Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së Tiranës, çfarë i tha “i forti” i Niklës Vocajt?

Aktualitet

Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së

Marklen Haka i rreshtuar si një nga eksponentët kryesorë të botës së krimit në vendin është arrestuar ditën e sotme në Nikël të Krujës, pas një operacioni katërditor.

Haka, këmbë zbathur u shoqërua në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas arrestimit nga aksioni blic, ku 33-vjeçari tentoi t’i ikte efektivëve.

Teksa futej në ambientet e komisariatit i rrethuar nga RENEA, Haka është përballur me kreun e policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar. Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë.

ME TE LEXUARAT