Pengmarrja e Indrit Beqirajt, shpallet në kërkim "ushtari" i Rrumit të Shijakut (EMRI)

Aktualitet

Pengmarrja e Indrit Beqirajt, shpallet në kërkim "ushtari" i

Policia ka shpallur në kërkim Agron Bejdollin për pengamarrjen e Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë - Durrës.

Bejdolli njihet si person shumë i ngushtë i Aleksandër Lahos, alias Pëllumb Muharremi dhe i njohur ndryshe si "Rrumi i Shijakut".

Agron Bejdolli drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se prokurorit Arjan Ndoj dhe ishte ai që çoi në spital Ndojin dhe "Rrumin".

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Burime bëjnë me dije se Policia ka shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Mësohet se autorët që lëviznin me një mjet i kanë bërë pritë në autostradë motorit të dy vëllëzërve Beqiraj duke u konfliktuar fizikisht me ta.

Në vëndin e ngjarjes ka qënë edhe një patrullë e policisë rrugore që ka parë ngjarjën dhe është vënë në ndjekje të tyre, deri në momentin që njëri prej vëllezërve ka mundur të dalë nga makina e autorëve. 

Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiraj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit.

Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj është lënë i lirë nga pengmarrja.

Policia po heton mbi prishjen e pazareve për shitjen e armëve të zjarrit, por nuk përjashtohen as ato për drogën apo edhe konflikte të mëparshme.

ME TE LEXUARAT