Pendohet para drejtësisë / Kush është personi që “fundosi” grupin e vrasësve me pagesë

Aktualitet

Pendohet para drejtësisë / Kush është personi që
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer para hetuesve lidhjet e krimit.

Bëhet fjalë Artan alias Marius Tafanin, një person me precedentë kriminalë, i cili ishte vënë nën vëzhgim për një kohë të gjatë nga policia.

Blutë kishin dyshime se Tafani ishte i përfshirë në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete.

Ai u arrestua pas grabitjes së një pike këmbimi valuator në zonën e Astirit, në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ngarkim të tij më 6 gusht 2015, Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Tafani do të akuzohej në atë kohë se më 15 korrik 2015 në bashkëppunim me Ersant Dervishin, kanë vjedhur me dhunë dyqanin e Wester Unionit në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, duke marë shumën prej 4 mijë euro.

Por, tashmë, i rënë në pranga sërish për grabitje, ai ka bashkëpunuar me policinë dhe ka zbardhur 6 vrasje.

Ai ka treguar një grup vrasësish me pagesë dhe si rrjedhojë prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhër-arreste.

ME TE LEXUARAT