Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në ‘Sky ECC’, ja kur do të shqyrtohet nga Kushtetuesja

Aktualitet

Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në

Më 19 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo.

Teksa gjykatat e tjera me radhë kanë rrëzuar pretendimet e personave nën hetim apo të pandehur, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre, biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka e dërgoi çështjen në Kushtetuese. Seanca mbahet më 19 dhjetor në orën 10:00 në Dhomë Këshillimi.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi në GJKKO pati një debat mes avokatëve dhe përfaqësuesve të akuzës nëse bëhej fjalë për përgjime apo dokumente, e teksa mbrojtësit e të pandehurve pretenduan se në gjyq, prokurorët pranuan për herë të parë që nuk janë përgjime.

Në këtë mënyrë, sipas avokatëve SPAK konfirmoi pretendimin e tyre, teksa tashmë hapet një tjetër debat mbi ligjshmërinë e formës se si janë marrë këto të dhëna.

Padia e Pëllumb Gjokës në Kushtetuese për pavlefshmëri të akteve ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa këtë të mërkurë është caktuar edhe një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Kushtetueses.

SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Komunikimet në “SKY ECC” dhe “Encro Chat” në një sërë vende të BE janë konsideruar si prova të ligjshme.

ME TE LEXUARAT