PD: Incineratori i Tiranës, një nga veprat më të madhe korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Aktualitet

 

PD: Incineratori i Tiranës, një nga veprat më të madhe

PD ka reaguar serish ne lidhje me aferen korruptive të inceneratoreve duke e kosideruar si veper te Rames dhe Veliaj

Ka qene Ina Zhupa, e cila ka nxjerr faktet e reja: Raporti i KLSH provoi zhvatjen e qytetarëve. Në vend të 29 euro për ton mbetje të kontratës, qytetarët paguajnë 41 euro. 
 
 Ina Zhupa: Bashkia e Durrësit me Emirjana Sakon, u bënë pjesë e skemës për t’i dhënë incineratorit të Tiranës 10 milionë euro në vit për mbetjet e Durrësit. Me këto para jane blerë zgjedhjet dhe po caktohet kandidatja e PS për zgjedhjet e pjesshme në Durrës.
 
KONFERENCA E ANËTARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, INA ZHUPA
 
Përshëndetje!

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Faleminderit që keni ardhur sot edhe si ditë e shtunë!
Si anëtare e Komisionit Hetimor për inceneratorët kam dalë sot para jush për të paraqitur fakte dhe prova për këtë aferë që ka kushtuar shqiptarëve, buxhetit të shtetit 430 mln euro.
Për këtë aferë që së fundi ka bërë për spital edhe ish ministrin e Edi Ramës, Lefter Kokën.

Unë do të mundohem të jem sa më e qartë me fakte dhe prova për çdo qytetar që ëhstë duke na ndjekur për aferën e inceneratorit të Tiranës; duke nisur që nga procedura e duke arritur deri sot për të kuptuar se çfarë ka bërë grupi i strukturuar kriminal me këtë aferë qindra milionë euro.

Duke nisur që nga procedura se si është dhënë inceneratori i Tiranës, qeveria me një ofertë të pakërkuar Integrated Energy Bë, pra nga ajo që sot është inceneratori i Tiranës me Mirel Mërtirin, i ka dhënë një bonus 6 pikë kësaj kompanie.

Sikurse e detyron ligji, shpallet në buletinin e Prokurimeve Publike, bëhet një tender i hapur, dhe sipas ligjit ky tender zgjat 52 ditë.
Për atë që thotë ligji afatet zgjasin 52 ditë, ndërsa për qeverinë “Rama” e kanë botuar vetëm 16 ditët e funit të këtij afati.

Pra, nga 52 ditët që duhet të ishin, këta e kanë publikuar vetëm 16 ditët e fundit të këtij afati që jep ligji. Duke bërë kështu shkeljen e parë të ligjit, që në procedurat e para për inceneratorin e Tiranës.

Përse u bë kjo shkelje?!
Sepse fituesi ishte i paracaktuar. Sepse fituesi ishte Mirel Mërtiti. Dhe Mirel Mërtiri nuk ishte i panjohur, ishet ai që ka marrë edhe dy inceneratorët e tjerë, me emra ortakësh të tjerë, me emra familjarësh, me emra miqsh me të cilët ka edhe 40 kompani të tjera, kishte Fierin, kishte Elbasanin.

Por Mirel Mërtiri ishte edhe i njohur, siç më pas u bë i ditur edhe nga mediat e vendit fqinj, por edhe nga sistemi TIMS, ai ishte bashkëudhëtar, është  bashkëudhëtar, shok dhe mik me Arben Ahmetajn, me Damian Gjiknurin. Me siguri ata janë numrat dy të qeverisë dhe PS, lidhja shkon edhe me ata që i firmosi këto kontrata me Edi Ramën, me Ëngjëll Agaçin, me Erion Veliajn; me gjithë anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që me veprimet apo me mosveprimet e tyre kanë çuar në të gjitha shkelje që ne do të paraqesim.

Pasi e shpallën fitues, pikërisht Mirel Mërtirin të paracaktuar, mikun e tyre dhe anëtarin e grupit të strukturuar kriminal, ata kaluan në momentin tjetër, që ishte momenti I nënshkrimit të kontratës.
Pra, do të nënshkruhej një kontratë me inceneratorin e Tiranës dhe me qeverinë shqiptare.
Kjo kontratë e cila sigurisht është firmosur nga vetë Kryeminsitri, pavarësisht se poshtë është edhe Lefter Koka, po sigurisht është poshtë Edi Ramës, nuk është Koka, koka e aferës. E ka firmosur edhe Edi Rama. Dhe kjo kontratë e cila është firmosur ka kaluar në një sitë nga KLSH-ja, raporti i cili i është vënë në dispozicion edhe Komisionit Hetimor për inceneratorët në Parlament.
Raporti i KLSH-së, pasi e ka parë kontratën, ka nxjerrë që kjo kontratë është e manipuluar dhe nuk është e vërtetë me atë që ndodh në realitet.
Thënë ndryshe, në kontratë thuhet se “qytetaret shqiptarë dhe nga buxheti i shtetit do të paguhet 29 euro për njësi”.

Ndërkohë që realisht qytetarët paguajnë 41 euro për njësi. Dhë këtë e ka thënë KLSH-ja dhe e ka argumentuar. Pra, qytetarët nuk paguajnë 29 euro, por paguajnë 41 euro për njësi.
Që do të thotë se kostoja që qytetarët paguajnë, nuk është si i mashtron Edi Rama, Erion Veliaj, Lefter Koka kur ishte i lirë dhe gjithë grupi i strukturuar kriminal, 128 mln, por është 436 mln euro, aq sa paguajmë realisht, aq sa e ka thënë opozita dhe aq sa e ka nxjerrë edhe raporti i KLSH-së.

Kjo është shkelja e tretë që ne evidentojmë me gjithë këto prova që ne paraqesim para jush janë prova dhe arsyeja kryesore përse komisioni hetimor pengohet dhe miratohet kundër plani të hetimit të PS.

Kjo skemë sigurisht nuk ishte sesi të përfshinte edhe Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës. I është dërguar një shkresë Bashkisë Tiranë dhe kërkohet mendim për çështjet e inceneratorit të Tiranës, miratim për inceneratorin e Tiranës.
Shkresa i dërgohet për mendim i gjithë qarkut Tiranë. Pra, i kërkohet një mendim nga të 5 bashkitë e qarkut Tiranës. Erion Veliaj është i lidhur përpara me Sharrën, me landfillin e Sharrës. Ju e dini të gjithë se si ai u mundua të fshehë vrasjen e Ardit Gjoklajt në landifill. Se si u munduan të manipulonin provat për atë vrasje. Se si edhe sot ajo vrasje që ne flasim është me të padënuar. Erion Veliaj bëri gjithçka që këtë landfill ta kthente me firmën e vet në inceneratorin e korrupsionit.
Çfarë ndodhi?!

Përkundrejt asaj që kërkon ligji, që shkresa duhet ti shkojë Këhsilli Bashkiak Tiranë dhe Këshilli Bashkiak Tiranë të marrë një vendim për Bashkinë Tiranë nëse është dakord apo jo me këtë projekt të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn nuk e kalon në Këshill Bashkiak, siç e kërkon ligji, por kthen një shkresë dhe bën një pohim më kokë, e vetëfirmos dhe flet në emër të Bashkisë Tiranë dhe merr vetë përgjegjësinë për të dhënë pohimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe për vënien në jetë të inceneratorit të Tiranës.

Dhe jo vetëm kaq, por anashkalon Këshillin Bashkiak, shkel ligjin dhe flet në emër të Këshilli Bashkiak por që nuk e ka tagrin. Por letra e Erion Veliajt merret si një letër miratimi për gjithë qarkun Tiranë, edhe për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë të cilat nuk ishin shprehur për këtë gjë, dhe bashki të cilat na kanë vënë letra në dispozicion të cilat kishin qenë kundër, sikurse ëhstë bahskia Kavajë.
Pra, 4 bashkitë e tjera të qarkut, Kamza, Kavaja, Rrogozhina, Vora nuk kanë shprehur mendim fare në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që ishin të prekura dpd si bashki të qarkut Tiranë.
Pse e bën Erion Veliaj këtë shkelje?

Pse Erion Veliaj merr përsipër të shkelë ligjin?
Kjo është për tu hetuar nga SPAK dhe për të parë se cili është roli dhe përfitimi edhe i Erion Veliajt si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, si pjesë e padisë së PD në SPAK.

Megjithatë kjo është procedura derisa e vumë në funksion.
Por ne do të shohim si ka funksionuar në të gjitha mënyrat, në mënyrën se si u ngritën, por të shohim se si ka funksionuar deri sot.

Duhet thënë që Auditi është nga Minsitria e Financave. Pra, burimi i informacionit që unë do tju them tani është vetë Ministria e Financave dhe vetë shteti shqiptar.

Do tju tregoj edhe firmën, kjo është shkresa që unë citova, ku Erion Veliaj shprehet dakord në emër të Këshillit Bashkiak, bashkisë Tiranë, por merr edhe tagrat për qarkujn e Tiranës sepse është e rëndësishme që edhe ju vetë, të sjikoni se për çdo gjë që ne themi është e argumentuar me fakte dhe prova.
 Raporti i Auditit të Ministrisë së Financave tregon që shteti, i ka paguar Mirel Mërtirit, Inceneratorit të Tiranës 100% të parave të planifikuara. 3.2 miliard lek, pa asnjë qindarkë mangët nga ajo që kishin parashikuar për të paguar.

Ndërkohë Mirel Mëtiri, Inceneratori i Tiranës po sipas këtij Raporti të Auditit të Ministrisë së Financave për konçesionet, ka investuar vetëm 31% të vlerës së planifikuar që do të bënte investimin.
Ku janë 70% e parave të kësaj shume të buxhetit të shtetit, të parave të qytetarëve shqiptarë që janë dhënë për inceneratorin e Tiranës? Si janë ndarë këto para mes grupit të strukturuar krminal?
Ky është detyrim që SPAK të bëjë zbardhjen se kush janë përfituesit realë të parave që jepen nga buxheti i shtetit për inceneratorët, por që 30% kanë shkuar atje dhe 70% janë në një destinacion të paditur.

Dua të kujtoj që vlera e konçesionit të inceneratorëve është sa 1% e PBB-së. E kuptoni se çfarë dëmi të madh kanë bërë dhe se çfarë megaafere është kjo për buxhetin e shttit, për paratë e shqiptarëve dhënë nga Edi Rama dhe nga anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal për këtë aferë.

Ndërkohë që vetë Inceneratori i Tiranës, Landfilli i Sharrës ka ende probleme me shpronësimet, ka katër vjet që funksionon. Keni marrë pjesë edhe si media në protestat që janë bërë atje. Ende nuk e kanë zgjidhur proçesin e shpronësimeve.

Ka funksionuar për çudi herë pas here dhe në vitin 2020 i është refuzuar leja mjedisore dhe funksiononte pa leje mjedisore, ndërkohë që një byrektore në qytetin e Tiranës, nuk funksionon dot pa leje mjedisore, sepse shkojnë dhe i vënë gjobë, dhe më pas nuk e lënë më të funksionojë sepse është “duke ndotur mjedisin”, por inceneratori i Tiranës ka vazhduar punën normalisht edhe pa lejen mjedisore, sepse kishte mbrojtjen politike, sepse kishte mbrojtjen shtetëro dhe nuk pyeste për ligjin dhe rregullat e shtetit.
Ndërkohë kompania arkëton para nga shteti dhe privati pasi ëshjtë monopol.

Këto arkëtime miliona euro nuk janë reflektuar në ivestime për ndërtimin e inceneratorin e Tiranës.
Viktima të këtij grupi strukturuar kriminal, nuk janë vetëm qyetatët e qarkut Tiranë por edhe qytetarët e Qarkut të Durrësit.
E mbani mend skenarin e organizuar me plehrat në qytetin e Durrësit.

Pas këtij skenari Këshilli Bashkiak i Durrës autorizon n/kryetaren e Bashkisë Durrës që është Emiriana Sako, për të lidhur marrëveshje dhe kontratë, specifikisht me Inceneratorin e Tiranës për të çuar paratë për mbetjet e Durrësit.

Emiriana Sako që ushtron funksionin e kryetares në detyrë edhe pse është n/kryetare në datë 27 shtator 2021, jep 10 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Durrësit pa garë, me negociim ia jep Mirel Mërtirit, Inceneratorit të Tiranës duke u bërë pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Ky dëm ekonomik që i bëhet qytetarëve të Durrësit dhe i dërgohen 70% anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, do të ndihmojnë që Emiriana Sako me siguri do të promovohet nga Edi Rama dhe do të jetë edhe kandidate për Bashkinë e Durrësit sepse këto para janë përdorur dhe do të përdoren për zgjdhjet lokale të pjesshme ku hyjmë në 6 bashki të vendit, ku është edhe Bashkia Durrës.

Gjithë këto shkelje në katër vjet, nëse shkojmë edhe sot në “Sharrë”, nuk është ndërtuar inceneratori i Tiranës. Arrijmë në konkluzionin që nuk kemi asnjë incenerator pavarësisht milionave dhe aferave, të arrestuarve dhe monopolit që ndrtuan, ne nuk kemi një incenerator të Tiranmës.
Është turp për deputetët e qarkut Tiranë dhe Durrës që votuan në Komisionin Hetimor për inceneratorët kundër planit të hetimit për t’u hetuar kjo aferë dhe grupi i strukturuar kriminal dhe për të nxjerrë para shqiptarëve atë që ka ndodhur për shkelje të interesit publik dhe pasurimin e një grupi të caktuar njerëzish të cilët këto para të shqiptarëve i marrin për të mbushur xhepat e tyre dhe për interesat e tyre politike dhe personale.
PD e ka çuar në SPAK dhe në arrestimin e Lefter Kokës citohet pjesë e padisë së PD-së, por PD nuk e lë me kaq. PD do ta vazhdojë dhe do të çojë prova të reja në SPAK. Çdo dokument që është nga Komisioni hetimor për Incenratorët do të jetë I hapur për median dhe qytetarët që të gjithë të jemi të qartë se si jemi vjedhur dhe po vidhemi nga kjo qeverisje.
Pyetje: Zgjedhjet lokale për 6 Bashki janë shumë afër. A I ka PD gati kandidatët për 6 Bashki dhe ai druheni faktit se mund t’ju rrëmbejnë votat grupi i Sali Berishës?
Ina Zhupa: PD ka kaluar një proçes të njohur nga të gjitha palët, edhe nga ata të cilët sot vetëquhen Komision Rithemelimi, kanë qenë pjesë e PD-së, kanë qenë pjesë e proçedurave për zgjedhjet e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme. Një proçes i cili mori kohën e vetë, ishte që nga vetëshpallja e kandidatëve, shpallja e kandidatëve, kalimi në filtra në Komision, proçesi i votimit i cili ishte i gjatë dhe serioz dhe ne jemi gati për sa i përket kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Për sa i përket asaj se a trembemi ne apo kemi frikë për të qenë përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, jo absolutisht. PD do të ketë kandidatët më të mirë duke i kërkuar mbështetje të gjithë demokratëve që besojnë tek PD, të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të gjithë atyre që nuk e mendojnë veten të lidhur me të shkuarën politike, por e mendojnë se e ardhmja politike në Shqipëri do të jetë më e mirë dhe duhet të ketë një shans për të qeverisur edhe këto 6 bashki të vendit. Ne nuk shqetësohemi sepse përballë në Durrës është një Non Grata apo 2 Non Grata, apo në Shkodër është një Non Grata apo dy, apo tre Non Grata. Ne nuk shpqetësohemi nëse janë tre kandidatë përballë të “Trekëndëshit të Bermudës”, apo janë një kandidat për dy katete, apo dy kandidatë për hipoenuzën nëse i referohemi Teoremës së Pitagorës, apo është një kandidat i përbashkët. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që demokratët të përfaqësohen nga kandidatët më të shkëlqyer, më të mirë, më përfaqësues të zonave të tyre, nga njerëz që nuk kanë rekorde krim inale, nga njerëz që nuk janë të lidhur me afera, nga njerëz të cilët janë të pastër, me integritet dhe me moral ër t’i kërkuar votën qytetarëve të këtyre bashkive. Me këtë kartë e kemi të garantuar fitoren në këto bashki për aq kohë i tregohemi me pastërtinë e një programi dhe një kandidati.

Nuk duhet të shqetësohemi fare dhe mendoj se nuk do të ketë shqetësim n ga struikturat tona lokale nëse dia invidivë i bashkohen një alternative të së shkuarës dhe jo alternativës së PD-së sepse shumica e shqiptarëve sot zgjedhje PD dhe të ardhmen. 

ME TE LEXUARAT