Pasi morën “OK” nga Parlamenti, ministrat e rinj të qeverisë Rama betohen tek Presidenti
Me dorën mbi Kushtetutë janë betuar ministrat e rinj të qeverisë Rama, emrat e të cilëve u miratuan një ditë më parë në Parlament. Një ditë më parë Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri duke kaluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për emërimet e ministrave të rinj.
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që erdhën:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.