Pasagjeri shqiptar vdes në avionin e Ryanair gjatë fluturimit për në Angli, zbardhen detaje
Një shtetas shqiptar humbi jeten gjate nje fluturimi të Ryanair për në Mançester. Burri pësoi një urgjencë mjekësore në ajër dhe më vonë vdiq në bord.
Fluturimi, nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit , u detyrua të devijonte papritur drejt aeroportit te Londrës Stansted, për shkak të urgjencës mjekësore mbrëmjen e 10 nëntorit.
Një ambulancë ajrore, ekipe zjarrfikëse të aeroportit dhe mjekë rrethuan avionin pas uljes, por pa arritur ta shpetojne pasagjerin. Pavarësisht përpjekjeve, burri u shpall i vdekur në vendngjarje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një pasagjer në bord tregoi për skenat e tmerrshme gjatë fluturimit, pasi burri filloi të 'kishte konvulsione' përpara se të zhvendosej në korridor dhe të fillonte trajtimi mjekesor me CPR.
“Ai pushoi së marrë frymë dhe gjithçka shkoi në keq”, tha dëshmitaru. "Disa prej nesh me trajnime për ndihmën e parë u hodhëm për të ndihmuar dhe filluan CPR ndërsa defibrilatori ishte vendosur.
"Dy anëtarë të ekuipazhit ajror dhe tre pasagjerë ia dolën të vazhdonin të bënin CPR siç udhëzohej nga defibrilatori për 25 minuta kur më në fund u ulëm në urgjencë në Londër. Mjekët e ndihmës mjekësore vazhduan edhe për 30 minuta të tjera kur të gjithë u udhëzuam të largoheshim nga avioni.
"Pas rreth një ore tjetër, ambulanca ishte ende aty, por ne hipëm përsëri me një ekuipazh tjetër ajror për të vazhduar udhëtimin për në Mançester, pa burrin dhe miqtë e tij. Më thanë që, për fat të keq, burri nuk ia doli.
"Isha i shkatërruar kur mësova lajmin e hidhur."- tha deshmitari.
Aeroporti i Londres Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00 për shkak të urgjencës mjekësore në bord. Aeroporti konfirmoi se avioni ishte i rrethuar nga mjekë dhe shërbimi zjarrfikës i aeroportit për të marrë ndihmën e pasagjerit.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha:
"Një ambulancë, një automjet i ekipit të reagimit në zonën e rrezikshme, një makinë ndihmëse dhe ambulanca ajrore Essex dhe Herts u thirrën në Aeroportin Stansted të dielën në mbrëmje pas raporteve të një njeriu me një urgjencë mjekësore në një avion.
Mjerisht, megjithë përpjekjet më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në vendngjarje”.