Paralajmëron tifozi holandez: Nëse humb Feyenoord, Tirana nuk do të jetë më e sigurt

Aktualitet

Paralajmëron tifozi holandez: Nëse humb Feyenoord, Tirana nuk do

Prej dy-tre ditësh Tirana zien nga tifozët në prag të finales së Ligës së Kampionëve, Roma-Feyenoord, ku nuk kanë munguar as sherret mes tifozerive apo përplasjet e dhunshme me Policinë.

Por, askush nuk e merr me mend se çfarë do të ndodhë pas finales. Një tifoz i Feyenoord ka paralajmëruar se nëse humb ekipi holandez Tirana nuk do të jetë më e sigurt, pasi ata do të pijjnë deri në orët e para të mëngjesit.

“Pasi ne të humbim, Tirana nuk do të jetë më e sigurt. Por nese fitojme ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore.

Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

ME TE LEXUARAT