Panik në plazh, peshkaqeni afrohet në breg, pushuesit ikin të tmerruar
Lajmifundit
/
19 Gusht 2022, 17:13
Aktualitet
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregdetin e Alabamës, ku një peshkaqen gjigand është afruar në breg.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihet peshkaqeni që afrohet në breg dhe rrotullohet duke përplasur bishtin duke krijuar kështu një vorbull të madhe uji.
Pushuesit duken të alarmuar por gjithsesi kureshtar për t’u afruar dhe parë një spektakël të vërtetë që rrallë rastis në jetën reale.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.