Panik në ajër! Humb jetën pasagjeri në avionin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër
Lajmifundit
/
11 Nëntor 2024, 19:47
Aktualitet
Një fluturim i Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër pasi një pasagjer u konfirmua i vdekur në bord.
The Mirror shkruan se fluturimi nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit , u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.
Ekuipazhet e urgjencës mbërritën në avion pas uljes, por edhe pse i kanë dhënë ndihmën e parë pasagjerit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ende nuk dihet mosha dhe shtetësia e pasagjerit.