Pamjet piktoreske, bora zbardh Fushë Strudën në pranverë
Fushë Studën në njësinë administrative Stebleve dhe të gjithë fshatrat malorë në rrethin e Librazhdit janë ‘pushtuar’ nga reshjet e dëborës.
Mësohet se bora arrin në trashësinë 5-15 cm. Raportohet se dëbora ka rënë edhe në fshatrat malorë të Elbasanit e Gramshit dhe ndërkohë vazhdon të bjerë me intensitet mesatar në lartësinë mbi 750 m mbi nivelin e detit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aktualisht sipas Emergjencave Civile nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.