Pamjet e rënda/ E reja në Tiranë puth macen dhe më pas e rreh pa meshire
Disa pamje të rënda po qarkullojnë ditën e sotme në rrjetet sociale.
Një faqe në Instagram "Ndihma e kafshëve në Shqipëri" ka denoncuar një rast kur një vajzë dhunon një mace.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, fillimisht vajza e merr kotelen në dorë, e përkëdhel e puth dhe më pas e përplas në mur, duke tentuar ta mbysë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Nuk dihet nëse kotelja ka ngordhur pasi vajza vjen shumë pranë kamerës e nuk shihet qartë se ç’ndodh më pas.
Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen "Braka" në Tiranë, në zonën e ish-Stacionit të Trenit.
Faqja "Ndihma e kafshëve në Shqipëri" shkruan se vajza do të denoncohet nga banorët e zonës në polici.