Pamje nga kantieri i ndërtimit, Rama: Kjo lagje në Fushë- Krujë do të jetë ndër më të bukurat në vend

Aktualitet

Pamje nga kantieri i ndërtimit, Rama: Kjo lagje në Fushë-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij sot me pamje nga kantieri i ndërtimit në Fushë- Krujë. Bëhet fjalë për zonën ku u shkatërruan shtëpiat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një video, ku dallohet puna e bëri që prej një viti, kryeministri Rama premton se kjo zonë do të jetë më e bukura në të gjithë vendin

“Mirëmëngjes, dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT