Pamje mahnitëse nga gjiri i Vlorës, delfinët dhurojnë spektakël për turistët

Aktualitet

Pamje mahnitëse nga gjiri i Vlorës, delfinët dhurojnë

Teksa po ktheheshin nga ishulli i Sazanit turistët në një gomone mahniten nga bukuria e krijesave në gjirin e Vlorës.

Delfinët karakteristikë për këtë stinë në detin e Vlorës kanë dhuruar spektakël përpara tyre.

Një familje delfinësh, e cila po lundronte njëkohësisht me gomonen në fjalë ka kërcyer pak metra larg tyre

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pasagjerët në varkë mes tyre dhe të huaj suprizohen nga kërcimet e tyre teksa dëgjohen në videot edhe fjalët që ata shprehin duke u ndjerë të mahnitur nga bukura e tyre.

Delfini është emri i përbashkët për një grup gjërësisht të shpërndarë dhe të larmishëm të gjitarëve placentarë të detit. Është një grupim joformal brenda rendit Cetacea, duke përjashtuar balenat dhe derrat e detit.

Delfini është gjitar ujor i konsideruar si kafsha e tretë më e mençur në botë. Delfini ushqehet kryesish me peshq, është mjaft paqësor dhe krijon miqësi me njerëzit.

Delfini është gjitar deti me trup deri ne 3,7 metra, me ngjyrë hiri ne kurriz dhe me bark te bardhe, me lëkure te lëmuar, me turi te zgjatur.

Delfini jeton mbi 100 vjeç. Kjo kafshe pëlqen detet e ngrohta të klimës mesdhetare.

 

ME TE LEXUARAT