Pallati i djegur në Tiranë, banorët nuk lejohen të kthehen në apartament, vazhdojnë hetimet

Aktualitet

Pallati i djegur në Tiranë, banorët nuk lejohen të kthehen

Banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri në zonën e ish parkut të autobusëve në kryeqytet ende nuk lejohen të futen në banesat e tyre. Dy ditë pas rënies së zjarrit në pallat vijojnë të punojnë grupet e akt ekspertimit,

Pallati vazhdon te mbetet i rrethuar nga një perimetër sigurie, ndërsa punonjësit e bashkisë pastronin inertet e rrezuara përreth nga lartesia gjate zjarrit ne katet e siperme. Banorët nuk u lejuan të afrohen për shkak të rrezikut.

Grupet e ekspertëve vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, si dhe vlerësimin e dëmeve. Gjithashtu inxhinierët po vlerësojnë edhe strukturën e pallatit, pasi prej më shumë se 3 orësh disa nga katet ishin nën flakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.



Nga ekspertiza paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e fundit të pallatit.

Ekspertët dyshojnë se vatra e zjarrtit ka nisur aty dhe më pas u përhap në katet e mëposhtme. Megjithatë ekspertiza e thelluar do të tregojë shkakun e flakëve.

Në pallat banojnë 69 familje. Banorët e shkallës që nuk u përfshi nga zjarri janë rikthyen në apartamentet e tyre, ndërsa 43 familje që banojnë në pjesen ku ra zjarri pasditen e së enjtes janë në pritje të ekspertizës së plotë.

 

ME TE LEXUARAT