Aksidenti fatal, pacienti humbi jetën pasi ambulanca u përplas nga kamioni, në pranga dy shoferët

Aktualitet

Aksidenti fatal, pacienti humbi jetën pasi ambulanca u përplas nga

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy shoferët, e kamionit dhe ambulancës pas aksidentit të djeshëm, ku humbi jetën pacienti Dashamir Koçaj, 77 vjeç, i cili po transportohej në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu nga përplasja janë dëmtuar shoferi i ambulancës, infermieri dhe vajzat e pacientit që ndërroi jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT