“Ore ik andej”/ Kush është inspektori që fshehu vrasjen e Egli Progës, zbardhet biseda me kushëririn e viktimës

Aktualitet

“Ore ik andej”/ Kush është inspektori që fshehu

Nje punonjes i policise se Pogradecit me detyre inspektor, po hetohet nga prokuroria e Korces per tentative per te fshehur ngjarjen e rende te ndodhur ne kete qytet ku humbi jeten shtetasi Egli Proga. 

Gazeta Shqip citon diten e sotme se Artur Lilo është inspektori i Policisë, i cili është nën hetim për shpërdorim detyre, në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Lilo akuzohet se nuk mori masa për dokumentin e ngjarjes në rastin e vrasjes së Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 gusht në Pogradec.

Po ashtu Prokuroria njofton se ka zbardhur edhe komunikimet në spital mes kushëririt të viktimës dhe inspektorit. Lilo ka injoruar kërkesën e kushëririt, i cili këmbëngulte se në trupin e Progës kishte shenja dhune. Ai për ta larguar i ka thënë “ore ik andej”.

“Nga deklarimi i shtetasit A.B., rezultoi se në momentin që ka qenë në spital ku ka shoqëruar viktimën, ka dëgjuar duke folur në telefon Inspektorin, A.L., i cili ka komunikuar faktin se një person është i pirë dhe është rrëzuar. A.B. i ka thënë se kushëriri i tij (viktima) ishte goditur, por inspektori i ka thënë ‘ore ik andej’.”, sqaron Prokuroria.

 

 

ME TE LEXUARAT