Opozita kërkon që Rama dhe Nushi të dëshmojë për koncesionin e sterilizimit
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kërkojnë që kryeministri Edi Rama të dëshmojë në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension.
Deputetët e PD kanë paraqitur dokumentin e firmosur, ku kërkojnë që Rama në dëshmojë në Komision.
Po ashtu veç Ramës, opozita kërkon që në Komisionin e Shëndetësisë të dëshmojë edhe Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve
“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por edhe të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, që janë edhe iniciuesit e këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Bazuar mbi sa më sipër, kërkojmë thirrjen e z. Edi RAMA për të dëshmuar në Komisionin Hetimor ditën e mërkurë, datë 13.11.2024”, shkruhet ndër të tjera në dokument.