Operacioni “Hinterland” çmontoi kartelin e kokainës, hetuesit në gjurmët shqiptarit, dyshohet se fshihet në Dubai
Në mars të këtij viti, operacioni “Hinterland” i Europol goditi një organizatë ndërkombëtarë të kokainës me shtrirje nga Brazili në Dubai. Procedurat e këtij mega-operacioni ndërkombëtar u fokusuan në Asunción, Paraguaj; Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná, Amazonas dhe Rondônia, nga Brazili, gjithashtu në Dubai, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës e përbërë nga Alvarenga ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh.
Operacioni Hinterland vendosi Rodrigo Alvarenga Paredes si një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj. Në dy vite hetime u vërtetua se organizata kriminale ka lëvizur 17 ton drogë me destinacion Europën, nga të cilat 12 ton janë sekuestruar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Media braziliane “O Globo” zbulon sot emrin e një shqiptari të përfshirë në këtë organizatë.
“Duke hyrë në mesazhet e Sky ECC, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Evropë: shqiptarin Armando Pacani, 39 vjeç, i lidhur me një klan në Ballkan, sipas PF (Federal Police). Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga São Paulo në Dubai.
Pacani është në arrati. Europol dyshon se ai ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një deklaratë, avokati i tij, Eduardo Maurício, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe pretendoi se Operacioni Hinterland, urdhri i arrestit dhe përfshirja e tij në listën e kërkuar të Interpolit bazohen në prova të paligjshme që burojnë nga mesazhet telefonike në Sky ECC. Sipas Maurício, “kompania Sky ECC pretendon se autoritetet pushtuan softëerin e komunikimit në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive, gjë që paraqet një shkelje të qartë të normave dhe parimeve kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të të gjitha provave”.