“Onkologjiku”/ I shoqëruar nga avokati, mjeku Edmond Gashi paraqitet në GJKKO

Aktualitet

“Onkologjiku”/ I shoqëruar nga avokati, mjeku Edmond Gashi

Mjeku Edmond Gashi sapo ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme pasi do të njihen me masën e sigurisë pas skandalit tek “Onkologjiku”.

I shoqëruar nga një avokat, Gashi nuk dha asnjë koment për gazetarët teksa hyn në heshtje në GJKKO. Nga përgjimet mjeku Edmond Gashi bënte plane për t’u kënaqur veten e tij me pushime luksoze në Maldive dhe Tajlandë pikërisht pasi të “zhvaste” pacientët e tij të sëmurë me kancer.

Mjekët e repartit Onkologjik në QSUT, Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe 4 zyrtarët shtetërorë e privatë do të dalin sot për masë sigurie në GJKKO.

Kujtojmë që SPAK ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

ME TE LEXUARAT