Oksigjeni 46, zbardhet shkaku i vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

Aktualitet

Oksigjeni 46, zbardhet shkaku i vdekjes së 3-vjeçares në

3-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë. Burime nga spitali bëjnë me dije për ABC  se  e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë.

Pas ekspertizës është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Burime bëjnë me dije se ky ështrë edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Më herët, babai i vajzës tha për mediat para ambienteve të spitalit se e mitura kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.

ME TE LEXUARAT