Nxjerrja nga “kampi i ferrit” i 9 famijëve shqiptarë dhe 4 grave, zbardhen detaje të reja

Aktualitet

Nxjerrja nga “kampi i ferrit” i 9 famijëve shqiptarë dhe

Një tjetër grup prej 4 grash dhe 9 fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol” në Siri, do të riatdhesohen në Shqipëri.

Të gjithë janë familjarë të luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike, që luftonin në Siri dhe Irak.

Ata janë nxjerrë nga kampi dhe autoritetet siriane i kanë dorëzuar te një përfaqësi e kryesuar nga drejtori i Antiterrorit në policinë shqiptare Alban Dautaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar, i cili ka postuar në rrjetet sociale dhe një foto të nënshkrimit të dokumentit të dorëzimit me përfaqësuesit nga Shqipëria.

Ky është grupi i katërt i shqiptarëve që nxirren nga kampi i “Al Hol”-it, duke e çuar në 38 numrin e shqiptarëve të riatdhesuar, ndërsa mendohet se ka ende të tjerë që ndodhen atje.

Më 31 korrik të vitit të shkuar, u nxorrën nga kampi 5 gra dhe 14 fëmijë, falë ndërhyrjes së autoriteteve libaneze.

Në atë rast, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendhëm Bledi Çuçi shkuan vetë në Bejrut për të pritur gratë dhe fëmijët shqiptarë, me të cilët udhëtuan më pas së bashku drejt Tiranës, një ditë më pas./VOA

ME TE LEXUARAT