Nuredin Dumani ‘’fundos’’ dhe të vëllanë, zbardhet dëshmia: Bashkëpunëtor në masakrën e Bradasheshit

Aktualitet

Nuredin Dumani ‘’fundos’’ dhe të vëllanë,

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka bashkëpunuar sërish me policinë, duke zbardhur ngjarje të reja kriminale.

Këtë herë, viktimë është bërë vëllai i tij, Dashamir Dumani, i cili mesa duket është i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Përballë hetuesve, ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk, ka qenë i përfshirë edhe Dashamir Dumani.

Ai nuk ka dhënë detaje për rolin e të vëllait, por është shprehur se sqarime të mëtejshme për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.

ME TE LEXUARAT