Nuk kishin deklaruar paratë/ Turkun dhe kinezin “i gjen belaja” në Shqipëri
2 raste të mosdeklarimit të të hollave janë evidentuar në Rinas, ku janë sekuestruar në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.
Paratë i përkisnin shtetasve të huaj me iniciale D. C. dhe L. D., të cilët kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar.
Shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, ndërsa shtetasit kinez L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të dy këta persona nuk i kishin deklaruar paratë në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.