“Nuk e lënë asnjërin të iki”/ Meri Shehu: Rama-Berisha-Meta janë bashkë, mbajnë...

Aktualitet

“Nuk e lënë asnjërin të iki”/ Meri Shehu:

Meri Shehu ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku u shpreh se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë dhe mbajnë njëri-tjetrin.

Pjesë nga intervista:

Enxhi Nasufi: Të flasim për këta që kandidojnë për të qenë kryetarë të bashkive përkatëse, por ndërkohë kemi edhe figura më lart që janë shumë të rëndësishëm siç është Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Këtë përballjen e këtyre të treve si e sheh?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meri Shehu: Berisha është Peshore, kryeministri Gaforre me dhe Meta Dash. Janë tre veta që janë në kryqin e shenjave kardinale. Mungon Bricjapi. Kombinojnë me njëri-tjetrin sido që të jetë puna, nuk janë kundërshtarë. Janë kundërshtarë, por janë kundërshtarë që në të njëjtën kohë kanë kimi dhe e mbajnë kundërshtimin të pa shpërthyeshëm.

Blendi Salaj: Nëse do të ikte Ilir Meta...

Meri Shehu: Nuk e lënë asnjërin të iki. Këta janë të gjithë bashkë...

Blendi Salaj: Do binin të gjithë bashkë, bashkë jetojnë, bashkë qëndrojnë

Meri Shehu: Janë kulmet e një trekëndëshi, se ça ndodh në mes nuk e di unë, por që janë kulmet e një trekëndëshi që e mbajnë bashkë.

Blendi Salaj: Edhe në postera shfaqen bashkë

Meri Shehu: U bënë vite. Nuk ndahen. Është e vjetër kjo histori. Nuk ka të tjerë, nuk dalin

Blendi Salaj: Nuk dalin se këta nuk i lënë që të dalin? Apo nuk dalin se kanë frikë nga këta?

Meri Shehu: Normal që nuk i lënë.

ME TE LEXUARAT