"Nuk dua të vdes në Shqipëri, aty vriten njerëz çdo ditë"! I riu shqiptar kapet në Spanjë
Historia e një të riu shqiptar i cili është arrestuar në Madrid, Spanjë pa vulë Shengen dhe pritet të deportohet drejt vendit nga ku iku, është shfaqur në ciklin e dokumentareve “To catch a smuggler” të National Geographic.
Ai dërgohet në rajonin e Policisë ku dhe merret në pyetje nga efektivët e Policisë dhe të emigracionit, teksa i bëhet e ditur nga agjentja e emigracionit se duhet të kthehet në Shqipëri pasi nuk ka arsye që të qëndrojë apo të kërkojë azil.
Ajo që prek më shumë është se i riu shprehet i trishtuar dhe refuzon të kthehet duke treguar se në Shqipëri vriten njerëz çdo ditë dhe nuk do që të kthehet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pjesë nga biseda:
Agjentja e emigracionit: Do të deportohesh në Shqipëri.
Djali: Po nëse nuk dua të kthehem
Agjentja e emigracionit: Deportimi në Shqipëri duhet të bëhet.
Djali: Nuk dua të kthehem, atje vriten njerëz çdo ditë. Nuk dua të vdes në Shqipëri. Nuk është vend i sigurt. Është e vërtetë, shiko në TV aty vriten njerëz çdo ditë.
Çdo ditë vriten njerëz, çdo ditë. Jam i gatshëm të bëj gjithçka që të mos kthehem në Shqipëri.