Nuk deklaroi të hollat në kufi, kapet një person me 20 750 euro në Kakavijë

Aktualitet

Nuk deklaroi të hollat në kufi, kapet një person me 20 750 euro

Një operacion i Policisë Kufitare në Kakavijës ka ndaluar një 68-vjeçar nga Durrësi, që tentoi të largohej nga Shqipëria pa deklaruar 20 750 euro.

Gjatë kontrollit rutinë të çantës së tij, policia gjeti shumën e parave të padeklaruara, të cilat u sekuestruan menjëherë.

"Kundër shtetasit V. P., 68 vjeç, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", njofton Policia e Gjirokastrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm GjirokastëR.

Nga ana tjetër, Policia Kufitare njofton se do të vazhdojë me kontrollet e rrepta për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme në kufijtë e vendit

ME TE LEXUARAT