Nuk deklaroi 20 750 euro, procedohet penalisht i moshuari në Kakavijë

Aktualitet

Nuk deklaroi 20 750 euro, procedohet penalisht i moshuari në Kakavijë

Një 68-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi gjatë një kontrolli në pikën kufitarë të Kakavijës, iu gjetën 20 750 euro të padeklaruara.

I moshuari do të akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit V. P., ku u gjetën 20 750 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin V. P., 68 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

ME TE LEXUARAT