“Njeriu që të godiste me grusht u vra me armë”, gazetari tregon historinë e gangsterit të parë të Tiranës
Gazetari Ferdinant Dervishi tregoi historinë e Gaz Muçës, gangsterit të parë të Tiranës, i cili u vra me armë zjarri në prill të vitit 1992.
Ai njihej në Tiranë pasi ftonte në duel personat që mbaheshin si të fortë derisa të triumfonte.
“Gaz Muça i ftonte në duel ata që i shikonte të fortë dhe kishte një çudi se nuk bëri kot emër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai edhe nëse e rrihje një herë, edhe nëse e rrihej dy here ai vazhdonte të ftonte ty në duel derisa të të rrihte.
Pasi të rrihte dhe të vendoste hegjemoninë. Ky njeri u vra me armë, pra një njeri që të godiste me grusht, u vra me armë.
Vrasja e tij me armë në prill të vitit 1992 është pikërisht ajo thyerja që u la pas ajo historia e të fortëve me grusht duke u lënë vendin atyre me armë’, tha Dervishi.