Njëri pa bluze dhe tjetri me këmbën zvarrë, këta janë dy vëllezërit që u kapën teksa do vidhnin një biznes

Aktualitet

Njëri pa bluze dhe tjetri me këmbën zvarrë, këta

Dy djem të rinj, vëllezër u kapën në flagrancë në Elbasan teksa do vidhnin një market.

Policia publikoi dhe pamjet e shoqërimit në Komisariat, ku duket njëri prej tyre ka këmbën e vrarë që e tërheq zvarrë, tjetri pa bluzë të veshur dhe të dy të lidhur me pranga me njëri-tjetrin.

Në pranga ranë: A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht: Më datë 17.06.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Elbasan, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Vihen në pranga 2 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një market në Elbasan.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të vidhnin në një market në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht:

Më datë 17.06.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

 

ME TE LEXUARAT