Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, qytetarët ndezin qirinj përpara Ministrisë së Brendshme

Aktualitet

Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, qytetarët ndezin qirinj

Kanë kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeçarit, që u vra shumë pranë banesës së tij nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Qytetarët kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme në nderim të tij. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se si ata kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i Rashës, si dhe kanë ndezur qirinj, pranë Ministrisë së Brendshme.

“E vrau diktatura”, thuhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Virusi nuk del pas orës 23:00”, duke iu referuar këtu arsyes se përse i riu u kërkua nga policia që të ndalonte.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sakaq, vlen të përmendet se efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 10 vite burg, pasi përfitoi dënim të shkurtuar sepse pranoi fajin e krimin e bërë.

ME TE LEXUARAT