Një orë tensione para Bashkisë së Tiranës/ Kur do të mbahet protesta e radhës

Aktualitet

Një orë tensione para Bashkisë së Tiranës/ Kur do

Rreth një orë ka zgjatur protesta para Bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta u shoqërua me thirrjet hajdut, kriminel, bastard, qelbësirë, që i referoheshin Veliajt.

Qytetarët u “përplasën” disa herë me punonjësit e policisë që kishin rrethuar godinën e bashkisë, hoqën gardhin metalik, hodhën flakadanë, tymuese dhe shishe me benzinë, si dhe dogjën goma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia iu kundërpërgjigj me ujë me presion, nga ku mbeti i lënduar deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Protesta u mbyll mes tensionesh me fjalimin e aktivistes dhe avokates Adriana Kalaja.

Ajo njoftoi se protesta e radhës do të mbahet të premten e 21 qershorit, në orën 11:00.

ME TE LEXUARAT