Një agjent policie u infiltrua si pacient dhe i dha ryshfet, si u pikas mjeku i arrestuar në Spitalin e Traumës

Aktualitet

Një agjent policie u infiltrua si pacient dhe i dha ryshfet, si u pikas

Një mjek i Spitalit të Traumës u arrestua ditën e sotme pasi dyshohet se ka marrë 20 mijë lekë ryshfet nga një pacient.

Por pacienti në të vërtetë ishte një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh.

Mësohet se hetimet po vijojnë pasi dyshohet se një tjetër mjek i këtij Spitali ka marrë ryshfet nga pacientët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Emri i mjekut të arrestuar nuk është bërë ende i ditur nga burimet policore për shkak të hetimeve,

Sakaq, mjeku i arrestuar nga agjentët e policisë së Tiranës është shoqëruar në ambientet e policisë.

ME TE LEXUARAT