Nis vaksinimi në Berat, Rama: Në pranverë fushatë intensive për vaksinimin ndaj COVID19

Aktualitet

Nis vaksinimi në Berat, Rama: Në pranverë fushatë intensive

Fillon vaksinimi në Berat, Rama – Manastirliu: Në pranverë fushatë intensive për vaksinimin ndaj COVID19

25 Shkurt, Berat- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga ndjekur nga afër procesin e vaksinimit antiCOVID në Berat, ku është hapur sot një tjetër qendër vaksinimi për bluzat e bardha.


“Sot kemi filluar me 150 vaksinimet e para për bluzat e bardha, në polin tjetër të vaksinimit në Berat. Së bashku me vaksinat që do të kryejmë sot arrijmë në 10 mijë vaksinime, dhe zgjerohemi me vaksinimin e personelit shëndetësor, të cilin tashmë e kemi shtrirë tek mjekët dhe infermierët e kujdesit parësor, po përfundojmë spitalet dhe brenda 15 marsit përfundojmë angazhimin tonë për vaksinimin e gjithë personelit mjekësor dhe vijojmë shtrirjen tek moshat e treta, mbi 80 vjeç, dhe kështu me radhë”, tha Manastirliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se në periudhën e pranverës do të nisi fushata intensive e vaksinimit ndaj COVID19.


“Duhet të përgatitemi për të patur një rrjet kapilar, të përfshijmë edhe ushtrinë edhe studentë të infermierisë në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një peridhë vaksinimi intensiv dhe t’ja dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficcenca e bërjes së vaksinës”, tha Kryeministri Rama.


Duke u shprehur se procesi i vaksinimit po vijon të kryhet me të gjitha parametrat e sigurisë, Manastirliu tha se po parapërgatitet vaksinimi intesiv me trajnimin e 1100 vaksinatorëve aktualë dhe 500 infermierë të rinj, të cilët do të vijojnë trajnimet.


“Në territor kemi 1100 vaksinatorë dhe ndihmësvaksinatorë, ndërkohë sipas planit që ju thatë do të kemi edhe 500 infermierë, studentë infermierie, infermierë kryesisht të portalit dhe gjithashtu edhe personel që janë në forcat e armatosura, të cilët do të trajnohen duke filluar nga java tjetër, në funksion të planit tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

ME TE LEXUARAT