Nis seanca ndaj Salianjit, gjyqi ndiqet nga 10 deputetë të PD (EMRAT)

Aktualitet

Nis seanca ndaj Salianjit, gjyqi ndiqet nga 10 deputetë të PD (EMRAT)

Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, kanë mbërritur 10 deputetë të partisë Demokratike, pasi do të jenë të pranishëm në procesin ndaj deputetit Ervin Salianji.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kanë mbërritur në gjykatë Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji do të mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme “Babale”, ku denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

ME TE LEXUARAT