Nis protesta e gazetarëve para Kryeministrisë

Aktualitet

Nis protesta e gazetarëve para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e gazetarëve përballë Kryeministrisë.

Kjo lëvizje e tyre vjen pas sjelljeve jo të hijshme të Edi Ramës, i cili dërgon për “riedukim” dhe ofendon gazetarët, sa herë që nuk i pëlqejnë pyetjet.

Me banderola në duar dhe me mbylljen e gojës si simbolikë, gazetarët kërkojnë lirinë e fjalës së tyre dhe pavarësi në profesionin që ushtrojnë çdo ditë në terren.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Edhe deputetja e PD, Albana Vokshi ka dalë në mbështetje dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që zhvillohet këtë pasdite pas përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit për pyetjen që bëri ndaj ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

"Sot pasdite në 19:00 komuniteti i gazetarëve ka thirrur protestë para Kryeministrisë. PD shpreh mbështetjen e plotë për këtë protestë e u bën thirrje të gjithë gazetarëve, shoqatave të tyre dhe qytetarëve që besojnë se shtypi i pavarur e liria e fjalës është shtyllë e demokracisë, ti bashkohen këtij tubimi.

Protesta jo vetëm për censurimin e gazetarit, duke e njohur Ramën dhuna ka qenë qysh kur ka hipur në karrigen e kryeministrit e vazhdueshme ndaj gazetarëve”.

ME TE LEXUARAT